Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi ka lëshuar një paralajmërim urgjent për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që ndodhen aktualisht në Arabinë Saudite – veçanërisht në kryeqytet, Riad – për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë dhe një serie sulmesh me raketa dhe dronë.
Ambasada u kërkon qytetarëve të tregojnë kujdes të jashtëzakonshëm dhe t’u përmbahen në mënyrë strikte udhëzimeve të autoriteteve saudite të sigurisë dhe shërbimeve të mbrojtjes civile.








