Grabitje në Gjakovë, një gruaje i merren para nën kërcënimin e thikës

Advertisement

Një person i maskuar nën kërcënimin e armës së ftoftë, thikë, i ka grabitur një shumë parash një gruaje në Gjakovë.

Rasti raportohet që ka ndodhur në rrugën “Anton Qeta”, derisa gruaja ishte në vendin e punës.

Policia njofton se rasti është në procedurë hetimore.

“Është raportuar se, deri sa ankuesja f/k ishte në vendin e punës, një person i maskuar nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë i ka grabitur një shumë parash. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Dy ditë parë edhe në fshatin Trudë të Prishtinës kishte ndodhur një grabitje nën kërcënimin e armës. Vikimës në veturë iu morën 1500 euro. /Telegrafi/

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit