Promovohet ”Lëvizja Një” e Besim Hodës

Advertisement

Me emrin ”Lëvizja Një’’, sonte u promovua subjekti më i ri politik në Maqedoni të Veriut, në krye të së cilës do të jetë Besim Hoda, i njohur si ish kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Në fjalimin e tij, Besim Hoda tha se Lëvizja Një po vjen si pasojë e mosdurimit ndaj padrejtësive që po u bëhen dnër vite shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

“Lëvizja Një, u themelua si ide për të mbrojtur vlerat shoqërore, për një shtet të së drejtës, për respektim të të drejtave të secilit qytetar. Për liritë dhe të drejtat e shqiptareve që nder vitë nuk jane respektuar. UÇK-ja është kapital dhe pasardhësit që erdhën në politikë duhet të mbronin të drejtat e shqiptarëve, por zgjodhen heshtjen kur erdhën në pushtet. Lëvizja Një po vjen si pasojë e mosdurimit ndaj padrejtësive, ndaj së bashku themi boll më, sepse secili meriton të jetojë dinjitetshëm”, tha Hoda.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit