24.8 C
Skopje
Saturday, May 18, 2024

Padi për dy persona për vjedhjen dhe shitblerjen e veturave për pjesë në Maqedoninë e Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave që dyshohen për vjedhjen e veturave dhe për shitblerjen e tyre për pjesë, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj 68 vjeçarit Sh.N. nga Likova, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e katër veprave penale “vjedhje e automjeteve motorike”, tre në territorin e Qendrës, ndërsa një në komunën e Aerodromit”, raportoi Policia, duke shtuar që ndaj tij paraprakisht ishte caktuar masa e paraburgimit.

I dyshuari i dytë, 22 vjeçari F.L. nga Shkupi, dyshohet për veprën penale “ndihmë”, për shkak se ka blere këto automjete që i ka shfrytëzuar për t’I shitur pastaj pjesë-pjesë.

“Punonjësit e policisë me urdhër të gjykatës, kanë kryer bastisjen në vendin që është pronë e F.L., ku kanë gjetur pjesët e veturave që bëjnë pjesë te veprat penale”.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit