24.8 C
Skopje
Saturday, May 18, 2024

KF Shkëndija më e mirë se KF Shkupi, së bashku me Strugën tani në vendin e parë

Në orët e pasdites në stadiumin e Çair u zhvillua ndeshja ndërmjet KF Shkupit dhe KF Shkëndijës, ku mysafirët arritën te fitojnë me rezultat 0-2, transmeton Portalb.mk.

Me këtë rezultat, Shkëndija tani është tri pikë para Shkupit. Në vendin e parë është edhe Struga, e cila fitoi sot kundër Gostivarit me rezultat 1-0.

Voska Sport gjithashtu u tregua e suksesshme, pasi në minutat e fundit arriti të fiton 3 pikë, pasi fitoi kundër Sileksit me rezultat 2-1.

Në të njëjtën kohë u luajtën edhe ndeshjet tjera të javës së XXXI-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut: Akademija Brera – Bregallnica 1-1, Vardar – Makedonija 1-1 dhe Rabotnicki – Tikvesh 3-1.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit