OVL-UÇK paralajmëron protesta në të gjitha qytetet e Kosovës më 25 shtator

Advertisement

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka njoftuar se më 25 shtator do të organizohen protesta në qytetet e Kosovës ku kjo organizatë ka degët e saj.

Sipas njoftimit, protestat do të nisin nga ora 17:00, ndërsa në Prishtinë protesta është paralajmëruar për në orën 21:00.

OVL-UÇK ka ftuar institucionet komunale dhe qytetarët që t’u bashkohen protestave në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe vlerave të luftës çlirimtare.

Organizata ka deklaruar se do të mbështesë çdo protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës çlirimtare, me kusht që ato të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe të mos cenojnë rendin kushtetues.

Në të njëjtin njoftim, OVL-UÇK u ka bërë thirrje përfaqësuesve të spektrit politik, shtetëror dhe kombëtar që të angazhohen për hartimin e një strategjie kombëtare, e cila, sipas organizatës, do të siguronte mbështetje për ish-krerët e UÇK-së deri në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit