Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani i pyetur rreth vërejtjeve në raportin e Komisionit Evropian sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit, fajin e adresoi tek opozita.
“Sipas asaj që unë kam lexuar, në thelb të dobësive që i konstaton Komisioni është polarizimi politik dhe bllokimi i Kuvendit, si vend ku miratohen zgjidhje ligjore dhe reformuese. Me rëndësi është shkaku… a shkaku është polarizimi politik, gjegjësisht tentimi që interesat partiake të vihen mbi ato shtetërore. Këtu vjen në pah ajo shprehja “dua të fitoj gjithçka, madje edhe në dëm të interesave shtetërore”. Kjo është para. E dyta, është ironi që të thirreni në luftën kundër korrupsionit, ndërsa nga ana tjetër të bllokoni hapjen e kapitujve 23 dhe 24, të cilët në thelb janë lufta kundër korrupsionit”, tha Osmani duke shtuar se “politikanët të cilët thonë se duam të luftojmë korrupsionin, ndërsa nga ana tjetër e bllokojnë hapjen e kapitujve 23 dhe 24, janë kontradiktorë”. /Alsatmk