3.8 C
Skopje
Monday, February 17, 2025

Biljana Ivanovska, sërish drejtore e spitalit të Kumanovës

Psiokologia Biljana Ivanovska është kthyer në funksionin e drejtoreshës së spitalit të përgjithshëm të Kumanovës. Në kumtesën e sotme drejtuar mediumeve, Ivanovska thekson se do të angazhohet për realizim të projekteve, furnizim të aparaturës bashkëkohore, e rëndësishme dhe e nevojshme për pacientët nga rajoni verilindor.

“Profesionalisht, ndershëm, me përgjegjësi dhe në mënyrë legjitime vazhdoj në pozitën e menaxheres së IPSH spitlait të përgjithshëm Kumanovë. jeta është plot me sfida dhe si të tillë duhet ta pranojmë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë do t’i realizojmë projektet të cialt janë pjesë e programit tim, ndërkaq janë me rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e Kumanovës dhe gjashtël komunat përreth”, tha Ivanovska.

Ajo paraprakisht ishte emëruar, e pas një periudhe të shkurtë u shkarkua dhe në vendin e saj ishte vendosur mjeku Fati Xhemaili, irolog në spital. Opinioni kumanovar reagoi bujshëm dhe druante se rajoni por mbetet pa urologun e vetëm në shëndetin publik. Ndërrimin e saj e konfirmoi edhe minsitri i Shëndetësisë i cili nëa të periudhë ishte për vizitë në Kumanovë.

Spitali i Kumanovës është një prej më të mëdhenjve në shtet me mbi 700 të punësuar dhe ofron ndihmë shëndetësore për pacientët nga pjesa verilindore me përafërsisht 180.000 banorë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit