12.8 C
Skopje
Sunday, November 3, 2024

Aggeler: Këshilli Gjyqësor nuk përmbushi detyrimet ligjore

Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Price Aggeler në një prononcim për Alsat mbi zhvillimet në Këshillin Gjyqësor dhe veprimet e këtij organi në raport me presionet politike ndaj Gjykatës Supreme ka potencuar se këshilli nuk ka arritur t’i përmbush plotësisht detyrimet e parapara ligjore dhe se kjo nuk është drejtësia që e presin njerëzit e këtij vendi.

“Këshilli Gjyqësor- ne teori një organ i pavarur- mban përgjegjësinë vendimtare për emërimin e gjykatësve të kualifikuar dhe disiplinimin e atyre që nuk arrijnë të përmbushin standardet më të larta. Është mandati i Këshillit të sigurojë funksionimin e duhur dhe transparent të gjyqësorit në këtë vend. Më vjen keq të them se ne kemi parë pak prova të përmbushjes së këtyre detyrave të shenjta. Qytetaret e këtij vendi meritojnë më mirë”, deklaroi Angela Price Aggeler, Ambasadore e SHBA-ve në Shkup.

Aggeler duke folur për vjetërsimin e akuzave në rastin TNT tha pret nga Gjykata e Apelit të jetë në krye të përmbushjes së detyrimeve ligjore. Shefja e diplomacisë amerikane në vend thotë se akoma nuk ka informacion për vendimin e Apelit, por shton se gjykata e shkallës së dytë duhet të vendos në përputhje me ligjin.

“Nuk e kam parë vendimin e Gjykatës së Apelit për pushimin e akuzave për rastin TNT, por do ta shqyrtojmë me kujdes, me shpresë që vendimi është transparent dhe në përputhje me ligjin”, tha Angela Price Aggeler, Ambasadore e SHBA-ve në Shkup.

Komentet e Aggeler vijnë pak ditë pasi ajo zhvilloi takim pune me kryetaren e Gjykatës Supreme, Besa Ademi e cila publikisht denoncoi presionet politike të ushtruara ndaj saj dhe institucionit me të cilin udhëheq ajo, posaçërisht pas kërkesës për kthimin në fuqi të abolimit nga viti 2016. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit