Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë dëbimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës dhe janë gjithashtu kundër ripushtimit të territorit, tha sot Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Blinken, duke folur në fund të takimit të ministrave të Jashtëm të G7 në Tokio, përshkroi qëndrimin e Uashingtonit se cilat kushte nevojiten për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, transmeton Telegrafi.
“Nuk duhet të përdoret Gaza si një platformë për terrorizëm ose sulme të tjera të dhunshme”, tha ai.
“Nuk ka ri-pushtim të Gazës pas përfundimit të konfliktit, asnjë përpjekje për të bllokuar apo rrethuar Gazën, asnjë reduktim të territorit të Gazës”, shtoi ai.
Shkrimtari izraelit e krahason Netanyahun me Millosheviqin: Atij i pëlqen të krahasohet me Churchillin, por kjo është më e përshtatshme
Lexo po ashtu
Shkrimtari izraelit e krahason Netanyahun me Millosheviqin: Atij i pëlqen të krahasohet me Churchillin, por kjo është më e përshtatshme
Megjithatë, ai nuk bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, siç kanë bërë shumë të tjerë, duke theksuar se ata që bëjnë thirrje për armëpushim tani kanë për detyrë të shpjegojnë se si të merren me fatin e pengjeve, dhe qëllimin e deklaruar të Hamasit për të përsëritur sulmin e 7 tetorit.
Masakra e Hamasit ndaj civilëve izraelitë më 7 tetor shkaktoi bombardime izraelite në territorin palestinez, dhe një ofensivë të vazhdueshme tokësore.
Izraeli ka thënë vazhdimisht se statusi i Gazës, i cili qeveriset nga Hamasi që nga viti 2007, nuk do të kthehet në gjendjen në të cilën ishte para sulmeve terroriste të 7 tetorit.
Izraelitët futen në kampin e refugjatëve, demolojnë shtëpinë e palestinezit 14-vjeç që vrau një polic kufitar
Lexo po ashtu
Izraelitët futen në kampin e refugjatëve, demolojnë shtëpinë e palestinezit 14-vjeç që vrau një polic kufitar