Policia e Demir Hisarit në bashkëpunim me policinë kriminale të SPB-së Manastir sot (30.10.2023) në zonën e Demir Hisarit, kanë privuar nga liria shtetasin D.T.(58) nga Demir Hisar, punonjës i Policisë Pyjore në Demir Hisar, nën dyshimin se ka kryer vepërn penale nga neni 357 i KP-së “marrje e ryshfetit”. Personi D.T. ka kërkuar para nga një person nga Demir Hisari që të mos sanksiononte veprimtarinë e tij të kundërligjshme të prerjes së druve. Pasi i janë kërkuar paratë, personi ka denoncuar rastin në SPB Manastir dhe i janë dhënë para të shënuara, të cilat sot ia ka dhënë rojtarit të pyjeve D.T.. Menjëherë pas dorëzimit të parave, D.T. është privuar nga liria dhe i janë gjetur 18.000 denarët e dorëzuar më parë.