Nga studiuesit gjermanë te prejardhja e shqipes, Dr. Jetmire Aliu sjell librin e saj të parë shkencor

Advertisement

Dr. Jetmire Aliu promovoi në Shkup veprën që trajton një nga çështjet më të rëndësishme të gjuhësisë shqiptare: prejardhjen e gjuhës shqipe.

Në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” në Shkup u promovua libri i parë shkencor i Dr. Jetmire Aliut, me titull “Prejardhja e gjuhës shqipe në këndvështrimin e studiuesve gjermanë”.

 

Përmes kësaj vepre, autorja sjell në fokus studimet dhe pikëpamjet e albanologëve gjermanë për prejardhjen e shqipes, duke pasuruar literaturën shkencore në fushën e gjuhësisë shqiptare.

Në promovim, veprën e vlerësuan recensentët Dr. Ajtene Qamili Hajdari, Dr. Berton Sulejmani dhe Dr. Arbër Çeliku, ndërsa fjalë rasti mbajtën dekani i Fakultetit Filologjik, Dr. Vlladimir Martinovski, dhe shefja e Katedrës së Albanologjisë, Dr. Mirushe Hoxha.

 

Dr. Jetmire Aliu ka lindur më 21 qershor 1988 në Kërçovë. Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i përfundoi në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup në vitin 2010, ndërsa magjistraturën në vitin 2013. Në vitin 2024 doktoroi në gjuhësi krahasuese në Universitetin e Tetovës, me temën që lidhet me prejardhjen e gjuhës shqipe në këndvështrimin e albanologëve gjermanë.

Që nga viti 2011, ajo punon si profesoreshë e gjuhës shqipe në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, ndërsa gjatë viteve 2013–2017 ishte e angazhuar edhe si lektore në Universitetin e Tetovës. Përveç veprimtarisë arsimore, Aliu ka publikuar edhe punime shkencore ndërkombëtare nga fusha e gjuhësisë.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit