Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me erë

Advertisement

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me kushte për të reshura të shiut në pjesët veriore, të cilat në malet më të larta do të kalojnë në të reshura të kohëpaskohshme të borës.

Do të fryjë erë e përforcuar, në disa vende kohëpaskohe e fuqishme nga drejtimi verior, me shpejtësi prej mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 9 deri 17 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me kushte për reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 13 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, prej sot do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, përveç në pjesët veriore, ku do të ketë kushte për reshje shiu, të cilat në malet më të larta do të kalojnë në reshje bore. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përgjatë Vardarit kohëpaskohe e përforcuar deri e fuqishme veriore. Të premten dhe gjatë fundjavës do të ketë kushte për reshje shiu.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit