1 nëntori ( e mërkurë) është ditë jo pune për qytetarët e besimit katolik në Maqedoni.
MPPS njofton se nesër shënohet Festa e të gjithë shenjtorëve.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për Festat e Republikës së Maqedonisë, 1 nëntor 2023 (e mërkurë), Dita e të Gjithë Shenjtorëve është ditë jo pune për qytetarët e besimit katolik në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.