4.8 C
Skopje
Sunday, January 26, 2025

Në spitalin e nefrologjisë në Strugë mungojnë mjekë dhe infermierë

Edhe pse më shumë se 14,000 pacientë trajtohen çdo vit në spitalin e nefrologjisë në Strugë, spitali përballet me mungesë serioze të personelit shëndetësor. Drejtuesit shpresojnë në ndihmë nga Ministria e Shëndetësisë, për zgjidhjen e këtij problemi të madh. Nga ministria kanë marrë premtim se pas Vitit të Ri do të ketë vende të reja pune, me çka do të rritet numri i personelit mjekësor, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve.

Pjesë e problemit, si në të gjitha objektet shëndetësore, është edhe zgjidhja e statusit të punonjësve me kontratë në vepër.

Me ndihmën e Ambasadës Zvicerane, në spital është rinovuar objekti për hemodializë, në mënyrë që pacientët nga jashtë të vijnë dhe të trajtohen në spital.

“Kemi krijuar kushte për zhvillimin e turizmit shëndetësor, i cili do të jetë i rëndësishëm jo vetëm për Strugën, por për të gjithë rajonin jugperëndimor. Presim pacientë nga vendet fqinje, nga vendi ynë fqinj”, tha Erxhan Selimi – Zëvendësministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Para disa vitesh është rikonstruktuar pjesa e çatisë, por drejtori Ziba thotë se kanë ende probleme me çatinë. Vetëm në vitin 2023, në spital janë kryer më shumë se 16,000 procedura hemodialize./Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit