Do të rritet përqindja e ambasadorëve të emëruar nga radhët e diplomatëve profesionistë në MPJ dhe në vend se një e treta si deri më tani, do të jetë gjysma. Këtë e parashikojnë propozim-ndryshimet e Ligjit të punëve të jashtme të cilat tashmë janë dorëzuar në Qeveri. Siç tha sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, me ndryshimet ligjore planifikohet edhe mandati i diplomatëve të jetë deri katër vjet, në vend se tre vjet sa ishte deri më tani.
Sipas Mucunskit, ndryshimet do të miratohen në mënyrë transparente dhe në procedurë të rregullt.
“Po korrigjohet dispozita që mundësoi emërimin e personave si ambasadorë jashtë Ministrisë, të cilët kanë lënë gjurmë në shoqërinë tonë me veprimtarinë e tyre shoqërore, kulturore apo shkencore. Ndryshimet parashikojnë që më së shumti gjysma e ambasadorëve që do të emërohen në të ardhmen të vijnë nga ky grup, në vend të dy të tretave siç ishte më parë. Rikthimi i mandatit katërvjeçar është rezultat i rotacionit të shpeshtë dhe periudhës së shkurtër kohore të përshtatjes në vendet pritëse, e cila shkaktoi vështirësi në funksionim dhe krijimin e shpenzimeve të panevojshme për ministrinë dhe buxhetin e shtetit, të cilat do të ulen me këtë zgjidhje. Kjo kohëzgjatje e mandatit praktikohet në shumicën e diplomacisë evropiane”, theksoi Mucunski.
Zgjidhja e re ligjore parasheh edhe korrigjim minimal të koeficienteve për paga dhe shpenzimeve për jetë të diplomatëve jashtë vendit. Ndryshimi, tha Mucunski, është nxitur nga stagnimi shumëvjeçar i pagave dhe qirave të parapara për diplomatët, që shkaktoi vështirësi të mëdha në funksionimin normal të PDK-ve tona.
Me ndryshimet e propozuara është përfshirë edhe situata e cila në periudhën e kaluar shkaktoi polemika rreth zbatimit të procesit të emërimit të ambasadorëve dhe rolit të Kuvendit në atë proces. Atëherë ishim dëshmitarë kur ligji në shumë raste ishte shkelur, me çka në kundërshtim me të ishin dërguar më shumë ambasadorë. Ndryshimet e ligjit e saktësojnë zgjidhjen ligjore në pjesën e pjesëmarrjes në Kuvend. Në të ardhmen, pas miratimit të këtij ligji, do të hidhet poshtë mundësia që presidenti i shtetit ta nënshkruajë dekretin pa u respektuar procedura adekuate në Kuvend, informoi ministri.