Kriminelët i kanë vënë zjarrin 35 autobusëve dhe trenave në Rio De Janeiro, duke paralizuar disa pjesë të qytetit brazilian, pasi që lideri i tyre është vrarë në një aksion të policisë.
Claudio Castro, guvernator i Rio De Janeiro, ka njoftuar se është vrare kreu i grupit kriminal i njohur me nofkën Zinjo, dhe ka vlerësuar se ekipet e policisë i kanë dhënë një goditje të fortë një prej grupeve më të fuqishme kriminale.