10.8 C
Skopje
Monday, May 6, 2024

Ndërpritet votimi në një vendvotim në Maqedoninë e V., dyshohet për keqpërdorime

Është ndërprerë votimi në vendvotimin numër 1112/1 në Likovë.

Aty dyshohet për keqpërdorime, për të ashtuquajturin ‘tren bullgar’.

Anëtar të KSHZ nuk lejojnë që ky keqpërdorim të evidentohet në raportin e vëzhguesve derisa policia tashmë është e pranishme.

Ndryshe, deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut ka marrë të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve nga 2 mijë e 110 vendvotime.

Nga gjithsej 1.092.341 votues të regjistruar në këto vendvotime, votuan 392.066 ose 35.89 për qind.

Sipas të dhënave të deritanishme, pjesëmarrja më e madhe është shënuar në Novaci me 57,69% dhe më e ulëta në Qendër Zhupa, 13,11%.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit