Prof. Dr. Nevzat Bejtuli zyrtarisht anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut

Advertisement

Prof. Dr. Nevzat Bejtuli është zgjedhur zyrtarisht anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, në vlerësim të kontributit të tij në fushën e artit dhe arsimit universitar.
Në ceremoninë solemne, të mbajtur më 19 tetor 2026, morën pjesë Rektori i Universitetit të Tetovës, së bashku me drejtues të tjerë të universitetit dhe kolegë nga njësitë akademike.

Me këtë rast, Universiteti i Tetovës i shprehu urimet më të sinqerta Prof. Dr. Nevzat Bejtulit, duke e cilësuar këtë zgjedhje si vlerësim të përkushtimit dhe profesionalizmit të tij, si dhe të kontributit në zhvillimin e arteve pamore dhe në edukimin e gjeneratave të reja.

Gjatë veprimtarisë së tij akademike dhe artistike, Prof. Dr. Nevzat Bejtuli ka dhënë kontribut të çmuar në promovimin e kulturës dhe të identitetit kombëtar shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Universiteti i Tetovës e vlerëson këtë arritje si moment krenarie për komunitetin akademik dhe i uron profesor suksese të mëtejme në veprimtarinë e tij shkencore dhe artistike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit