Përshkallëzimi i revoltës popullore dhe tensionet masive në rrugët e kryeqytetit kanë vënë në lëvizje urgjente diplomacinë ndërkombëtare dhe faktorët më të lartë shtetërorë.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një takim për të diskutuar situatën e rënduar dhe për të gjetur një rrugëdalje nga kriza politike.
Diplomatët më të rëndësishëm perëndimorë në Tiranë, përfshirë Ambasadorin e SHBA, atë të Bashkimit Evropian dhe atë të Gjermanisë, të shoqëruar nga përfaqësues të ambasadorë të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë zbarkuar në zyrën e Kreut të Shtetit.
Begaj ka pritur gjithashtu në takim dy ish-Presidentët e Republikës, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi.
Fokus i takimit urgjent ka qenë deeskallimi i menjëhershëm i situatës në terren, ndalimi i përdorimit të forcës dhe krijimi i hapësirave për zgjidhje politike.








