Qeveria ka miratuar vendimin për shndërrimin e Bibliotekës “Koço Racin” në Tetovë në Bibliotekë Universitare, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali.
Sipas Salit, ky vendim do të krijojë kushte më të mira për studentët, profesorët dhe hulumtuesit, duke zgjeruar mundësitë për qasje në literaturë, studim dhe kërkim shkencor.
Ai theksoi se Tetova, si qendër universitare, ka nevojë për institucione që u përgjigjen kërkesave të komunitetit akademik.
“Investimi në arsim është investim i drejtpërdrejtë për të ardhmen e shoqërisë sonë”, ka shkruar Sali.








