Komuna e Strugës më 15 gusht shfaq premierën e filmit shqiptar “Nderi”, i cili është kandidat për “Oscar”

Advertisement

Komuna e Strugës do të organizojë premierën e filmit “Nderi” (“Obraz”), kandidati i Malit të Zi për Çmimin Oscar dhe fitues i më shumë se 17 çmimeve ndërkombëtare.

Data: 15 gusht 2026
Ora: 20:00
Vendi: Parku i Poezisë, Strugë

Në premierë do të jetë i pranishëm edhe aktori kryesor i filmit, Edon Rizvanolli, me prejardhje nga Struga.

Filmi, me regji të Nikola Vukçeviqit, sjell një histori që trajton tema si nderi, besa, mikpritja dhe humanizmi.

Komuna e Strugës ka ftuar qytetarët dhe të interesuarit të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore. Pjesëmarrja mund të konfirmohet në numrin 078 282 570.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit