Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot në Shkup ka zhvilluar takim me ushtruesen e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicole Varnes.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e mira bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, të cilat, siç thuhet, dëshmohen përmes dialogut politik dhe takimeve të rregullta në nivel të lartë.
Në takim u diskutua për proceset reformuese dhe aktivitetet e ardhshme për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me fokus në bashkëpunimin politik dhe ekonomik.
Palët theksuan rëndësinë e partneritetit strategjik mes dy vendeve, veçanërisht në kushtet e sfidave të shtuara të sigurisë. Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe aleanca në kuadër të NATO-s u vlerësuan si të rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.
Mucunski dhe Varnes konfirmuan përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.
Gjatë takimit u përshëndet edhe mbajtja e fundit e sesionit të dytë të Dialogut Strategjik në Uashington, i cili synon forcimin e mëtejshëm të partneritetit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.






