Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht i vranët dhe i freskët, ndërsa nuk parashikohen reshje të konsiderueshme shiu apo bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin rreth 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 14 deri në 15 gradë, kurse në disa zona pritet të ngjiten deri në 18 ose 19 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të mbizotërojë qiell i mbuluar me re, me erë të lehtë nga drejtimi verilindor dhe veriperëndimor.








