Muhamet Hoxha theksoi rëndësinë e investimeve në teknologji më efikase dhe më të pastra, duke vënë në pah rolin e sektorit privat në përmirësimin e mjedisit dhe sigurisë energjetike.
Sipas tij, projekti i prezantuar është një shembull konkret se si zhvillimi ekonomik, energjia e qëndrueshme dhe mbrojtja e mjedisit mund të ecin së bashku.
Në fazën e parë, projekti do të sigurojë ngrohje qendrore për rreth 500 familje dhe 14 institucione në Çair dhe Butel. Ndërkohë, faza e dytë pritet të rrisë prodhimin vendor të energjisë elektrike dhe të forcojë sistemin e ngrohjes qendrore.
“Më shumë energji, më pak ndotje dhe përfitime konkrete për qytetarët”, ishte mesazhi i përcjellë nga Hoxha.






