Drejtoria e të Ardhurave Publike ka publikuar listën më të re të borxhlinjve, në të cilën figurojnë gjithsej 5.240 subjekte dhe qytetarëme borxhe ndaj shtetit.
Nga numri i përgjithshëm, 2.008 janë persona juridikë, ndërsa 3.232 janë persona fizikë.
Borxhi i përgjithshëm i papaguar arrin në mbi 13,64 miliardë denarë, ose rreth 221,8 milionë euro.







