Bozhinovska: Çdo megavat i ri është më shumë siguri për energjinë dhe ekonominë e vendit

Advertisement

 

 

Çdo megavat i ri i prodhimit vendor të energjisë elektrike nënkupton kapacitet shtesë dhe siguri më të madhe për sistemin energjetik, por edhe për qytetarët dhe ekonominë e Maqedonisë së Veriut, tha ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska, në hapjen solemne të kapacitetit të ri energjetik.

 

Bozhinovska theksoi se kapaciteti i ri prej 22 megavatësh paraqet një hap të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit energjetik dhe dëshmi se investimet në kapacitetet vendore duhet të vazhdojnë.

 

“Zhvillimi energjetik duhet të vazhdojë përmes investimeve, rritjes së kapaciteteve vendore dhe krijimit të kushteve për furnizim më të sigurt dhe më stabil me energji elektrike”, tha Bozhinovska.

 

Sipas saj, siguria energjetike sot nuk është vetëm çështje e prodhimit të energjisë, por lidhet drejtpërdrejt me stabilitetin ekonomik, konkurrencën, investimet dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

 

Ministrja tha se Qeveria dhe Ministria do të vazhdojnë të mbështesin zhvillimin e kapaciteteve të reja energjetike, duke theksuar nevojën për investime edhe në rrjet, infrastrukturë, efikasitet energjetik dhe burime të rinovueshme.

 

Bozhinovska uroi ekipin që realizoi projektin, institucionet dhe profesionistët e përfshirë, si dhe komunitetin lokal në Çair.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit