Miteva i përgjigjet Spasovskit: Konstrukti yt është i qartë, po kërkon një histori politike për të më diskredituar

Advertisement

Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të LSDM-së, Oliver Spasovski, i cili gjatë seancës parlamentare përmendi emrin e saj lidhur me rastin e kontestuar në Agjencinë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacionet me Karakter Publik.

Miteva akuzoi Spasovskin se po ndërton një narrativë politike me synim diskreditimin e saj.

“E di se foltorja parlamentare të jep komoditet dhe mungesë përgjegjësie për qëndrimet e shprehura, por do të ishte guximshme ta përsërisje atë që the sot jashtë asaj foltoreje”, deklaroi Miteva.

Ajo kërkoi nga Spasovski që të përsërisë publikisht pretendimin se dikush ka falsifikuar dokumente për ta “shpëtuar” atë dhe ta mbështesë këtë me emër, mbiemër dhe prova.

“Sepse kurrë nuk kam kërkuar nga askush të më ‘shpëtojë’. Konstrukti yt është i qartë dhe ti kërkon një histori politike, ndërsa emrin tim e përfshin në të vetëm për të më diskredituar”, tha Miteva.

Në reagimin e saj, Miteva iu referua edhe periudhës kur Spasovski ishte ministër i Punëve të Brendshme, duke përmendur rastin e 214 pasaportave të lëshuara për shtetas të huaj me identitete të huaja, për të cilin tha se kishte përfshirë edhe persona të lidhur me grupe kriminale ndërkombëtare.

Në fund, Miteva i bëri thirrje Spasovskit të mos e përfshijë emrin e saj në, siç e quajti ajo, “konstrukte” politike nga foltorja parlamentare.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit