Mickoski vazhdon takimet në SHBA, pritet nga zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit

Advertisement

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është takuar sot në Nju Jork me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau.

Në takim morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë për çështjet evropiane dhe Ballkanin.

Sipas Mickoskit, në takim u diskutua për partneritetin strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, forcimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik, si dhe çështje me interes të përbashkët.

Takimi vjen një ditë pas takimit të Mickoskit me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në Nju Jork.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit