18.8 C
Skopje
Tuesday, May 28, 2024

Mickoski kërkon 61 deputetë për “transformim të Maqedonisë”

“Pres që zgjedhjet e ardhshme BDI të shkojë në opozitë”

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski është i bindur se në zgjedhjet e ardhshme do të korrë fitore të madhe.

Madje, ai kërkon 61 deputetë për “transformim të Maqedonisë”, siç shprehet ai, pasi thotë se qeveria e tij nuk do të jetë qeveri që do të menaxhojë procese, por duhet ta transformojë vendi.

Ai gjatë një interviste për portalin Republika po ashtu, shprehi bindjen se do ta çojë në opozitë BDI-në, ndërsa do të bëjë koalicion qeveritar me opozitën aktuale shqiptare.

“Pres që në zgjedhjet e ardhshme BDI të përjetojë befasi shumë të pakëndshme nga numri i votave të marra. Kjo udhëheqësi e BDI-së është serioze dhe e zhytur thellë në krim. Opsioni joni ynë i dëshiruar është t’i jepet shansi të ashtuquajturës opozitë shqiptare. Ne pamë disa ditë më parë një konsolidim rreth asaj opozite”, ka thënë Mickoski.

Ai shtoi se, duhet t’i jepet shans BDI-së të kalojë një kohë të caktuar në opozitë, të ristrukturohet, të freskohet me ide të reja.

“E shihni se si filluan nga ajo agjendë e gjelbër deri në Shqipëri të bashkuar. Udhëheqin politikë sot për nesër. Derisa shkojnë nga njëra përmendore te tjetra, ata voziten në Rolls Rojs, Majbah, blejnë prona multimilionëshe. Porosia nuk është e mirë”, është deklaruar Mickoski.

Mickoski zbuloi se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të garojë në njësinë e parë zgjedhore.

Vendi vitin e ardhshëm do të mbajë dy procese zgjedhore, zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare. Partitë ende nuk kanë dakorduar datat e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, edhe përkundër thirrjen së kryeparlamentare për konsensus rreth kësaj çështje./KlanMacedonia

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit