Në garën për drejtimin e komunës janë Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) dhe Stojanço Radiçevski nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE.
Në raundin e parë, të mbajtur më 18 tetor, Radiçevski mori 2.943 vota, ndërsa Jahiji 2.152 vota.
Sipas të dhënave zgjedhore, në listën e votuesve janë të regjistruar 16.256 qytetarë. Pjesëmarrja në raundin e parë ishte 46,56 për qind.
Sot qytetarët do të vendosin se kush do të jetë kryetari i ri i Bërvenicës.
Bërvenica zgjedh kryetarin e ri, Jahiji dhe Radiçevski në garën përfundimtare








