Mexhiti: Spitali Klinik i Tetovës do të modernizohet me investim strategjik prej 74 milionë eurosh

Advertisement

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka njoftuar se kanë nisur përgatitjet për realizimin e projektit të modernizimit dhe transformimit të Spitalit Klinik të Tetovës, një investim prej 74 milionë eurosh që, sipas tij, do të përmirësojë ndjeshëm shërbimet shëndetësore në rajonin e Pollogut.

Sipas Mexhitit, bëhet fjalë për një nga investimet më të mëdha në sektorin e shëndetësisë, i cili do të sjellë infrastrukturë moderne, kushte më të mira për pacientët dhe stafit mjekësor, si dhe kapacitete më të mëdha për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve.

“74 milionë euro për Spitalin Klinik të Tetovës.

Kanë nisur përgatitjet për modernizimin dhe transformimin e Spitalit Klinik të Tetovës, një projekt strategjik që do ta ngrejë në një nivel të ri shërbimin shëndetësor në Pollog.

Ky është një nga investimet më të mëdha në sektorin e shëndetësisë.

Projekti nënkupton infrastrukturë moderne, kushte më të mira për pacientët, ambiente më funksionale për mjekët dhe personelin shëndetësor, si dhe kapacitete më të mëdha për t’iu përgjigjur nevojave të mijëra qytetarëve.

Shëndetësia kërkon vizion, vendimmarrje dhe investime serioze. Pikërisht këtë përfaqëson ky projekt.

Çdo euro e investuar në shëndetësi është investim në jetën e njerëzve. Prandaj, ky investim prej 74 milionë eurosh është një lajm i madh për Tetovën dhe për gjithë rajonin e Pollogut.

Urime të gjithë qytetarëve! Ky është një hap i rëndësishëm drejt një sistemi shëndetësor më modern, më efikas dhe më dinjitoz”, ka shkruar bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit