Mexhiti dhe Azizi bashkë në Çellopek, zbehen zërat për përplasje brenda VLEN-it

Advertisement

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, dhe deputeti Adnan Azizi janë shfaqur së bashku në Çellopek, në kuadër të promovimit të kandidatit të VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini.

Paraqitja e përbashkët e Mexhitit dhe Azizit vjen disa ditë pasi në disa media u raportua për një krisje të mundshme në raportet mes tyre, duke ngritur pikëpyetje edhe për ndikimin që një përplasje e tillë mund të kishte brenda koalicionit qeverisës.

Aktiviteti është zhvilluar në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat do të mbahen më 18 tetor 2026.

VLEN ka zyrtarizuar Jakup Huseinin si kandidat për këtë pozitë. Huseini është magjistër i shkencave juridike dhe nëpunës shtetëror në Komunën e Bërvenicës.

Nga VLEN kanë deklaruar se Huseini ka njohuri të drejtpërdrejta për administratën komunale, procedurat dhe nevojat e banorëve, duke e prezantuar si kandidat që mund të angazhohet menjëherë në punën komunale.

Zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë u shpallën pas vdekjes së kryetarit të komunës, Ivica Ilievski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit