Fondi: Jemi të hapur për negociata me gjinekologët privatë

Advertisement

Fondi për Sigurim Shëndetësor i hedh poshtë pretendimet se po shmang bisedimet me gjinekologët privatë dhe thekson se mbetet i hapur për negociata dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

Nga institucioni thonë se mospajtimet duhet të tejkalohen përmes diskutimeve të argumentuara dhe jo përmes polemikave publike.

“Faktet janë të qarta. Më 28 tetor 2026, dr. Kostadinov, së bashku me përfaqësues të gjinekologëve privatë, zhvilloi një takim pune me drejtorin e përgjithshëm të Fondit dhe përfaqësues të shërbimeve profesionale. Në takim u shqyrtuan çështjet e hapura dhe u dakordua që bisedimet të vazhdojnë.

Në takimin e sotëm, i organizuar pikërisht për shqyrtimin e zgjidhjeve të propozuara kontraktuale, në vend të një diskutimi të argumentuar, kryetari i Shoqatës nuk ofroi sqarime konkrete për qëndrimet e tij dhe u largua nga takimi”, thuhet në reagimin e Fondit.

Sa i përket kërkesës që në kontrata të përcaktohen më saktë lloji, vëllimi dhe shpeshtësia e kontrolleve gjinekologjike të përfshira në pagesën kapitale, nga Fondi sqarojnë se këto çështje janë të rregulluara me ligje, akte nënligjore dhe standarde mjekësore, e jo përmes kontratave individuale me mjekët amë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit