Rruga “Ferid Murati” në fazën e asfaltimit, investim prej rreth 1 milion eurosh

Advertisement
Rikonstruktimi i rrugës “Ferid Murati” në Çair po hyn në fazën përmbyllëse, me realizimin e punimeve të asfaltimit. Sot, kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, së bashku me zëvendësministren e Transportit, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, qëndruan në terren për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve. Projekti përfshin asfalt të ri, trotuare të rregulluara, shtigje për biçikleta dhe përmirësimin e organizimit të qarkullimit.
Me një vlerë të përgjithshme prej rreth 1 milion eurosh, nga të cilat 22 milionë denarë sigurohen nga Ministria e Transportit përmes mbështetjes së Bankës Botërore, ky projekt përfaqëson një investim të rëndësishëm në modernizimin e infrastrukturës së Çairit, duke krijuar kushte më të sigurta dhe më funksionale për këmbësorët, çiklistët dhe drejtuesit e automjeteve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit