Goditje e madhe ndaj trafikut të drogës! Sekuestrohen mbi 300 kg kokainë

Advertisement

Mbi 300 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Gjermani, falë shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Policisë Kriminale të Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë Amerikane Kundër Drogës (DEA).

Sipas informacioneve jozyrtare, droga ishte fshehur në një kontejner me banane, i cili kishte mbërritur nga Ekuadori në një port të Holandës dhe më pas ishte transportuar drejt Gjermanisë.

Informacionet e shkëmbyera ndërmjet MPB-së dhe DEA-s amerikane ndihmuan policinë gjermane të zbulonte dhe sekuestronte sasinë e madhe të kokainës.

Operacioni dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të shpejtë të informacioneve në luftën kundër rrjeteve kriminale të trafikimit të drogës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit