Mexhiti: BDI bashkëpunoi në shtrirjen e ndikimit serb, nga “Open Balkan” deri te Alta Banka

Advertisement

risë së atëhershme LSDM-BDI për marrëdhëniet institucionale me Alta Bankën, Mexhiti thotë se ky dokument dëshmon, sipas tij, se ndikimi serb kishte depërtuar shumë më thellë sesa ishte menduar.

Ai identifikon tri fusha përmes të cilave, sipas tij, është shtrirë ky ndikim: politikisht përmes projektit “Open Balkan”, përmes nëntokës dhe mafisë së bixhozit, si dhe financiarisht përmes sektorit bankar.

Mexhiti e cilëson bashkëjetesën e këtyre tri hallkave si rrezik për shoqërinë dhe institucionet, duke pretenduar se BDI-ja ka dhënë miratimin politik për një zhvillim të tillë.

Ai ka kritikuar gjithashtu qëndrimet aktuale të BDI-së, duke thënë se partia po paraqitet si mbrojtëse e interesave kombëtare, ndërsa sipas tij, gjatë qeverisjes ka mundësuar shtrirjen e ndikimit serb në vend.

Në fund të reagimit, bashkëkryetari i VLEN-it paralajmëron se për përgjegjësit do të ketë pasoja.

“Trinomi ‘Bota serbe – nëntoka serbe – banka serbe’ ngadalë po demontohet. Shoqëria do të lirohet nga pasojat e këtij trinomi kancerogjen”, ka shkruar Mexhiti./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit