MPB-ja paralajmëron për mashtrime me gjoba të rreme nga sistemi “Safe City”

Advertisement

Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron qytetarët për shtimin e mesazheve mashtruese përmes SMS-ve, postës elektronike dhe rrjeteve sociale, me të cilat kërkohet pagesë për gjoja kundërvajtje në trafik të regjistruara nga sistemi “Qyteti i Sigurt”.

  • Sipas MPB-së, bëhet fjalë për tentativa mashtrimi përmes phishing-ut, ku qytetarëve u dërgohen mesazhe dhe lidhje të rreme, me qëllim që ata të hyjnë në faqe interneti dhe të japin të dhënat personale dhe bankare.
  • “Bëhet fjalë për tentativa të mashtrimeve përmes mesazheve dhe lidhjeve të rreme, me të cilat qytetarëve u kërkohet të hyjnë në faqe interneti dhe të vendosin të dhënat personale dhe bankare, me qëllim keqpërdorimin e tyre”, njoftojnë nga MPB-ja.

    Ministria apelon që qytetarët të mos hapin lidhje të dyshimta, të mos japin të dhënat e kartelave bankare, fjalëkalimet apo informacione të tjera personale në faqe të paverifikuara dhe të mos kryejnë pagesa përmes lidhjeve të pranuara në mesazhe të dyshimta.

    MPB-ja rikujton se njoftimet zyrtare me SMS për kundërvajtjet në trafik nga sistemi “Qyteti i Sigurt” dërgohen nga dërguesi “MVR-SC”, përmbajnë detyrimisht targat e automjetit me të cilin është kryer kundërvajtja dhe lidhja të dërgon në faqen zyrtare:safecountry.mvr.gov.mk

    Ndërkohë, Sektori për Krim Kompjuterik në kuadër të MPB-së po ndërmerr masa dhe aktivitete për zbulimin dhe ndëshkimin e autorëve të këtyre mashtrimeve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit