Ish-Ministrini Financave, Fatmir Besimi nuk ka qenë i kapshëm për të komentuar rreth çështjes “Alta Banka”. Ai sot është në qendër të vëmendjes, pasi Kryeministri Mickoski shpalosi një dokument me stenograme të seancës së Qeverisë të mbajtur më datë 24 tetor të vitit 2023, ku kërkon që tjetërsohen aksione në emër të “Alta Bank” Serbi.

Ora24.të disa herë tentoi të komunikojë me ish-Ministrin e Financave Fatmir Besimi, kuadër i BDI, por i njejti nuk iu përgjigj thirrjeve dhe sms porosive.
Pas publikimit të dokumentit, VLEN-i drejtoi akuza ndaj BDI-së, duke vënë në pikëpyetje rolin e Besimit në këtë proces. Deputeti Adnan Azizi përmendi edhe Ali Ahmetin dhe pretendimet për lidhjet financiare të familjarëve të tij me pronarin e bankës, Davor Macura. Përfaqësuesit e BDI-së nuk ishin të pranishëm në seancën mbikëqyrëse.
Nga ana tjetër, LSDM-ja reagoi ndaj Mickoskit, duke e akuzuar për manipulim të përmbajtjes së dokumentit dhe duke pretenduar se vendimi i vitit 2023 kishte për qëllim mbrojtjen e pronës shtetërore, e jo shitjen e saj.
Ndërkohë, Banka Popullore dhe guvernatori Trajko Sllaveski kanë dorëzuar dy kallëzime penale: një kundër kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, dhe sekretarit të përgjithshëm të partisë, Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, si dhe një tjetër kundër Andrej Zhernovskit.
Çështja “Alta Banka” po shoqërohet kështu me akuza të ndërsjella politike./Ora24.tv








