Pas 3 sezonesh me skuadrën e Milan, mesfushori spanjoll Brahim Diaz u rikthye këtë verë të luajë me ekipi e Real Madrid, që ka kartonin e lojtarit.
Gjithsesi, spanjolli nuk po ndihet shumë komod, pasi më së shumti ka ngrohur stolin dhe është aktivizuar si zëvendësues (9 ndeshje e 1 gol). Diaz ka një kontratë deri në vitin 2027 me “Los Blankos”, por ditët e fundit është përfolur për një largim të tij nga Madridi. Madje kjo gjë mund të ndodhë që në merkaton e janarit.
Një nga destinacionit ishte Milani, por duket se për 24-vjeçarin janë interesuar edhe dy ekipe nga Anglia. Bëhet fjalë për Aston Villa dhe Uest Hemi, që kanë shfaqur interes për Brahim Diaz.
Kostoja e këtij transferimi është 20 milionë euro, ndërkohë që mund të ndodhë edhe një huazim me te drejtë blerje. Sipas mediave angleze, Premier Liga duket se do të jetë destinacioni i ri i mesfushorit spanjoll.