26.8 C
Skopje
Tuesday, May 21, 2024

Izraeli, sulm të shkurtër tokësor në Gaza

Trupat dhe tanket izraelite e kryen një sulm të shkurtër tokësor në veri të Rripit të Gazës njoftoi Ushtria e Izraelit. Ajo tha se i goditi disa caqe të militantëve në mënyrë që “ta përgatisë fushëbetejën” për pushtimin e pritshëm tokësor të enklavës, pas më shumë së dy javë bombardime shkatërruese. Sulmi ndodhi një ditë pasi Kombet e Bashkuara paralajmëruan se agjencisë së vet humanitare i është harxhuar pothuajse tërësisht karburanti në Rripin e Gazës, duke e detyruar atë t’i pakësojë tej mase ndihmat në këtë territor, i cili është plotësisht i rrethuar prej se Hamasi kreu sulme të përgjakshme nëpër qytetet e Izraelit jugor në fillim të këtij muaji. Spitalet në Gazë kanë shumë vështirësi për t’i trajtuar të plagosurit për shkak të mungesës së ilaçeve dhe karburantit. Zyrtarët shëndetësorë thanë se numri i të vdekurve po rritet shpejt, pasi Izraeli s’po i ndal bombardimet. Ekipet e shpëtimit nxorën trupa të vdekur dhe civilë të lënduar, përfshirë shumë fëmijë, nga rrënojat nëpër qytetet e Gazës. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit