Mendi Qyra viziton zjarrfikësit e lënduar pas zjarrit në Belicë të Poshtme

Advertisement

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka vizituar në spital disa nga zjarrfikësit të cilët morën trajtim mjekësor pas përballjes me zjarrin e madh pranë fshatit Belicë e Poshtme.

Qyra ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe sakrificën e zjarrfikësve, duke theksuar se falë guximit dhe profesionalizmit të tyre zjarri është vënë nën kontroll dhe janë shmangur pasoja më të mëdha.

Sipas tij, gjendja shëndetësore e zjarrfikësve është stabile dhe ata nuk janë në rrezik serioz, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë.

“Kam respekt të jashtëzakonshëm për këta njerëz që çdo ditë rrezikojnë jetën për të mbrojtur jetën tonë, pronën dhe natyrën”, ka deklaruar Qyra.

Ai gjithashtu u ka bërë apel qytetarëve që gjatë ditëve me temperatura të larta të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë udhëzimet e ekipeve zjarrfikëse, pasi çdo pakujdesi mund të shkaktojë pasoja të rënda.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit