Melinda Rashidi nga Struga pritet të emërohet drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit

Burime politike bëjnë të ditur se Melinda Rashidi, kuadër nga Struga dhe pjesë e koalicionit VLEN, pritet të emërohet në krye të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit. Sipas raportimeve, emërimi i saj vjen pas angazhimeve të mëparshme në institucione shtetërore, ku së fundmi ka ushtruar detyrën e këshilltares së veçantë në kabinetin e ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani.
Rashidi konsiderohet një nga emrat e rinj në administratën publike dhe emërimi i saj në këtë pozitë shihet si pjesë e riorganizimeve institucionale në sektorin e arsimit. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga institucionet përkatëse, por informacionet e publikuara në media sugjerojnë se vendimi pritet të formalizohet së shpejti.
Ky emërim pritet të sjellë përgjegjësi të reja në mbikëqyrjen dhe kontrollin e cilësisë së sistemit arsimor në nivel shtetëror.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit