Komuna e Strugës po vazhdon me aktivitetet për rregullimin dhe zgjerimin e plazheve publike, me synimin që të krijojë më shumë hapësira të qasshme për qytetarët dhe turistët gjatë sezonit veror.
Sipas njoftimit të komunës, sot janë shënuar pjesë të Plazhit të Meshkujve dhe Plazhit të Femrave si hapësira publike, të destinuara për përdorim nga të gjithë qytetarët dhe vizitorët.
Nga Komuna bëjnë të ditur se punimet në këto lokacione do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa është planifikuar rregullimi i mëtejshëm dhe përmirësimi i infrastrukturës në plazhet publike.
Autoritetet komunale theksojnë se mbeten të përkushtuara në krijimin e hapësirave publike të rregulluara, të sigurta dhe lehtësisht të qasshme, me qëllim përmirësimin e kushteve për pushim dhe rekreacion përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit.





