ISHP kërkon që mbrojtja e punëtorëve nga temperaturat e larta të bëhet ligjërisht e detyrueshme

Advertisement

Rekomandimet aktuale për mbrojtjen e punëtorëve që punojnë në ambiente të hapura sidomos në këto temperatura të larta, nuk janë të mjaftueshme nëse mbeten vetëm në nivel këshillues, vlerëson drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska. Sipas saj, masat që Instituti i Shëndetit Publik rekomandon, duhet të përfshihen në një kornizë ligjore, të monitorohen nga institucionet kompetente dhe trajnimet për sigurinë në punë të bëhen të detyrueshme, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve dhe të interesit publik.

“Ndoshta duhet të mendohet për një rregullim ligjor, një rregullore ose diçka të ngjashme, që të gjitha këto rekomandime që kanë të bëjnë me sigurinë e punëtorëve që punojnë në ambiente të hapura, si dhe masat që duhet të ndërmarrin punëdhënësit e tyre, të jenë të përcaktuara me shkrim. Gjithashtu, zbatimi i tyre duhet të kontrollohet nga një institucion kompetent, madje edhe këto trajnime dhe rekomandime për të cilat po flasim tani të bëhen të detyrueshme gjatë kryerjes së punëve, siç janë aktivitetet ndërtimore, me qëllim ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen e atyre që punojnë”, tha Marija Andonovska – Drejtoreshe e ISHP-së.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit