14.8 C
Skopje
Tuesday, May 14, 2024

“Maratona” e kamarierëve në Paris rikthehet pas 13 viteve mungesë 2 km vrap me tabaka në dorë

Keni parë shumë gara, por jo si ajo në Paris. Kamarieret profesioniste të lokaleve më të njohura, vrapuan për 2 km nëpër kryeqytet me tabaka në duar. Gara tërhoqi vëmendjen e qindra qytetarëve, të cilët gjendeshin në shesh.

Pas 13 vitesh, në Paris u rikthye gara e kamarierëve. Rreth 200 profesionistë të veshur me uniformë, vrapuan me tabaka në duar, duke përshkuar 2 km nëpër lagjen Marais rreth Bashkisë.

Në tabaka secili mbante 1 gotë ujë, një kafe dhe një briosh. Rregullat ishin të thjeshta: tabaka vetëm në njërën dorë; nuk ka vrapim; dhe asnjë thërrime a pikë që të derdhet.

Qindra spektatorë ishin mbledhur për të parë garën e pazakontë, që në fakt është dhe një spektakël tradicional i qytetit. Megjithatë kishte kaluar më shumë sesa 1 dekadë, që një ngjarje e tillë nuk ishte realizuar, për shkak të mungesës së sponsorëve.

Gara pati dhe një fitues, i cili arriti i pari te prektë shiritin, megjithatë juria për të shpallur më të mirin do të marrë parasysh edhe nëse kafetë apo uji janë derdhur.

“E dua aq sa e urrej këtë punë. Është në lëkurën time. Nuk mund ta lë. Është e vështirë. Është rraskapitës. Është kërkuese. Është 12 orë në ditë. Por “është pjesë e ADN-së sime. Jam rritur në një farë mënyre me një tabaka në dorë”, tha Van Wymeersch, fituese në kategorinë e femrave, e cila theu rekordin për 14 minuta dhe 12 sekonda.

Gara e kamariereve filloi për herë të parë në vitin 1914. Pjesë e saj janë kamarierët dhe kamarieret e lokaleve më të njohura dhe shumë të dashura të Parisit, të cilët presin dhe përcjellin qindra mijëra vizitorë me shkathtësi.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit