Hapen sportelet e Alta Bankës në Tetovë dhe Strumicë, pagesat po realizohen pa pengesa!

Advertisement

Janë hapur sportelet e Alta Bankës në Tetovë dhe Strumicë, krahas atyre në Manastir, të cilat janë në funksion që nga 6 nëntori. Klientët që nuk kanë kartela pagesore mund të tërheqin deri në 20 mijë denarë.

Nga banka njoftojnë se pagesat në të tri qytetet po zhvillohen pa pengesa dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Njëkohësisht, nga kjo javë rritet edhe limiti javor për tërheqjen e parave të gatshme dhe pagesat me kartela, nga 10 mijë në 15 mijë denarë. Banka Popullore po e ndjek situatën dhe njofton se do të vazhdojë aktivitetet për shërbim të pandërprerë të qytetarëve dhe mbrojtjen e interesave të klientëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit