Edhe përkundër parashikimit të Bankës Botërore se Maqedonia e Veriut do të mbyll vitin me rritjen më të ulët ekonomike në rajon, prej vetëm 1,8%, nga LSDM thonë se Banka Botërore ka konfirmuar uljen e rritjes së çmimeve (inflacionit).
Nga kjo parti thonë se deri në vitin 2025, inflacioni në vend pritet të bie në 2 për qind, ndërsa parashihet ulja e papunësisë dhe rritja e pagave.
“Masat dhe politikat ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja për uljen e inflacionit po japin rezultate, të cilën e kanë konfirmuar edhe nga Banka Botërore. Banka Botërore ka konfirmuar se masat e qeverisë kanë çuar në inflacion njëshifror dhe pritet që inflacioni të vazhdojë të bjerë këtë vit dhe vitin e ardhshëm, me një nivel historikisht të ulët prej rreth 2% që pritet të arrihet në vitin 2025. Në periudhën afatmesme parashikohet ulje e shkallës së varfërisë, ulje e papunësisë në përgjithësi dhe papunësisë tek të rinjtë, rritje e pagave dhe rritje e BPV-së për kokë banori”, thonë nga LSDM.