26.8 C
Skopje
Tuesday, May 21, 2024

Lloga: Qytetarët të gjitha ankesat ti adresojnë te Oda e Përmbaruesve dhe Ministria e Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka realizuar takim me kryetaren e sapo zgjedhur të Odës së Përmbaruesve, Vesna Dellovska, së cilës i uroi suksese në detyrë dhe ia shprehi kënaqësinë për qasjen e saj konstruktive dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe zgjidhje të përbashkët të të gjitha sfidave, me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe përmbaruesit në punën e tyre të përditshme, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

“Diskutuan për ndryshimet ligjore për të gjetur zgjidhjet më të mira, sfidat e përmbaruesve, si dhe kërkesat dhe problemet e qytetarëve.

Në takim u diskutua edhe për mbikëqyrjen në punën e përmbaruesve, me qëllim të tejkalimit të çdo problemi, keqkuptimi, si dhe për zgjidhjen e vërejtjeve të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Ftojmë qytetarët që në të ardhmen, theksojnë nga atje, të gjitha ankesat dhe problemet, t’i adresojnë në Odën e Përmbaruesve si dhe në Ministrinë e Drejtësisë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit