Arben Fetai ka vlerësuar figurën e Arben Taravarit si lider i Aleancës për Shqiptarët.
Ai ka thënë se, me Taravarin, Aleanca për Shqiptarët nuk bëhet patericë e BDI-së.
“Rrini pa merak, sa të jetë Arben Taravari kryetar, Aleanca për Shqiptarët asnjëherë nuk bëhet patericë e BDI-së”, ka shkruar Fetai.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, ka thënë se BDI-ja është kancer i shoqërisë.
“Më vjen mirë që atë që e themi për BDI-në për një kohë të gjatë, tashmë e thonë disa parti. Se janë kancer i shoqërisë, se kanë metastaza në të gjitha institucionet, se i gjithë vendi është nën okupimin e njerëzve të BDI-së. ASH është krijuar si antipodi i BDI-së, ne jemi partia që duhet ta zëvendësojë BDI-në”.(INA)